‘Çlirimi i Serbisë nga Kosova’: Zbulohet nga është huazuar fraza që Kurti e përdori përball Vucicit (FOTO)

‘Kosova duhet të çlirohet nga ju’, kështu u shpreh Kurti në Mynih gjatë takimit me liderët e Ballkanit, ku ishte i pranishëm edhe Vucic, kjo frazë u bë hit, por këtë fjali Kurti e ka huazuar nga libri i Ismail Kadare.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih që u mbajt mbrëmë ka pasur një përballje të ashpër mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb Alexandar Vucic, për taksën dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në përballje me Vucicin, Kurti i tha se “pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, tani është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”. Frazë goditëse gjithsesi, por Kurti do duhej ta tregonte autorin e saj, e jo ta paraqiste si frazë të tij. Fraza i përket Kadaresë, ka shkruar Blerim Latifi në Facebook’n e tij.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit ‘Chatam Haus’, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti. Mirëpo, edhe pse këto fjalë të kreut të Qeverisë, bënë bujë mediatike, siç duket nuk ishte i pari i cili e tha këtë frazë.

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të mbajtur më 7 shkurt të vitit 2019, kishte thënë po të njëjtat fjalë sikurse Kurti.

Duke rikujtuar çlirimin e Kosovës nga Serbia në vitin 1999, Çitaku vazhdoi të thotë“ Të dashur anëtarë të Këshillit , është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu