‘Çmendet’ moti, pas temperaturave të larta, ndodh fenomeni i çuditshëm në këtë shtet

Pas motit me temperatura të nxehta, stuhitë kanë goditur disa zona në Mbretërinë e Bashkuar. Rrufe të shumta janë shkarkuar në tokë, ku një prej tyre ka goditur një shtëpi në Hampshire duke i vënë flakën.

Një e moshuar jetonte në banesën, që u përfshi nga flakët, por për fat të mirë ajo mbeti e palënduar pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.

Si pasojë e shirave me intensitet të lartë, uji u fut në shumë shtëpi në Liverpul mëngjesin e së shtunës.

Autoritetet meteorologjike kanë dhënë paralajmërime për stuhi të vazhdueshme, ndërsa rreth 400 mijë persona pritet t’u drejtohen aeroporteve këtë fundjavë për pushime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu