Pas zhvillimeve të fundit në arenene politike dhe akuzave të grupeve parlamentare në lidhje me çështjen “Xhisiela”, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka propozuar një paketë “Antishpifje”, ku sipas tij çdo person që shpif duhet ta paguajë.
Rama u bënë disa ditë që po këmbëngul për të realizuar këtë platformë, dhe këtë e ka bërë edhe ditën e sotme ku është futur Live në Facebook, duke replikuar një qytetar të cilin e akuzon edhe për shpifje.
Komenti i qytetarit Flamur Gjogjegja:
E sa nga lekët tona pagove për të shkruajtur këtë artikull për t’ju shpërlarë trurin shqiptarëve.
Ekonomia është më keq, borxhi është rritur, skamja dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq. Shqiptarët zunë vendin e parë si azilkërkues. Ua kaluam edhe sirianëve. E rrite ekonominë, por tëndes dhe të shpurës që të solli në pushtet.
Pasurove mafian dhe e bërë këtë vend shqiponjash vendin e kanabisit. Do të vijë dita që do t’i paguani të gjitha. Largove të rinjtë dhe e bërë Shqipërinë me popullsinë më të plakur në rajon.
Urime kryeministri im për të gjitha këto të mira që i solle Shqipërisë.
Unë prapë do të të votoj!”
Rama e nis replikën me Flamurin kështu:
Përshëndetje Flamur! Unë nuk e zgjova komentin tënd që të tregoj që të shpjegoj se kush është njeriu për të cilin, natyrisht pa dashje, ti shpif duke thënë se kam marrë lekët tona për të shkruar artikullin që unë postova. Dhe as për të mbushur mendjen ty që unë, ja ky që ke përballë nuk kam futur kurrë dorën në xhep ndokujt, s’i kam prekur kurrë lekët tona për ndonjë interes timin.”
E gjithë video e bërë live e kryeministrit i është dedikuar shpifjes, dhe nuk është e qartë se pse Rama po i sulmon qytetarët për shpifje, ku vetë politika është e para që duhet të gjykohet. /albeu
Video:










