Është 2018 dhe ne jemi të vetëdijshëm se teknologjia ka avancuar shumë dhe nuk ka lënë jashtë edhe futbolin.
Këmi parë stadiume të përbërë nga fjala e fundit e teknologjisë por stadiumi i MLS Atlanta United FC dhe Atlanta Falcons e NFL është më i pabesueshmi.
Ai quhet “Stadiumi Mercedes-Benz” dhe ka kushtuar plotë 1.5 miliardë dollarë.
E veçanta e këtij stadiumi është se çatia e tij është e lëvizshme dhe mund të hapet dhe të mbyllet sipas dëshirës.
Ky stadium është hapur që 11 muaj më parë, por lëvizja e çatisë së tij u finalizua ditën e sotme.
Ky është stadiumi më i pabesueshëm në botë dhe është e lehtë për të parë pse. /albeu
VIDEO:
👀🔄
The greatest roof in sports is now finished!#MBStadium pic.twitter.com/rfvd1LoZBo
— MercedesBenzStadium (@MBStadium) July 25, 2018