‘Çmenduri’ në Kinë, zbulohet spitali i parë në botë me 42 doktorë, të gjithë robotë

Kina ka zbuluar një risi të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë: spitalin e parë në botë të drejtuar plotësisht nga inteligjenca artificiale.

I quajtur “Agent Hospital” dhe i zhvilluar nga Universiteti Tsinghua, ky spital funksionon në një mjedis plotësisht virtual dhe është i pajisur me 42 mjekë dhe 4 infermierë virtualë, të gjithë të bazuar në inteligjencë artificiale.

Ky sistem modern përdor të dhëna reale mjekësore për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientë virtualë dhe është në gjendje të përpunojë deri në 10,000 raste brenda pak ditësh – punë që mjekëve njerëz do t’u duhej afërsisht dy vite për ta përfunduar.

Edhe pse ende nuk është i hapur për publikun, “Agent Hospital” tregon qartë se si inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojë trajnimin mjekësor, të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë aksesin në kujdesin shëndetësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu