Në nëntor të këtij viti, miliona indianë u përballën me një krizë ekonomike, dhe një martesë në qytetin jugor Bangalore ngjalli zemërim.
Gali Janardhana Reddy martoi vajzën e tij e cila ka kushtuar plot 74 milion dollar duke u cilësuar si dasma më e shtrenjtë.
Dasma ka zgjatur pesë ditë dhe kanë qenë të ftuar 50.000 veta duke mos llogaritur qindra kërcimtare Samba të cilat kishin mbërritur nga Brazili.
Populli Indian ka qenë shumë i irrituar pasi nuk u lejohej që të tërhiqnin më shumë se 2000 (70 euro) rupi në ditë nga bankomatet.
Njeriu që pagoi për këtë dasmë ishte ish-ministri i Turizmit Gail Reddy i cili ka vuajtur tri vite burg për korrupsion.