Që Aurela Gaçe është një nga këngëtaret që bën më tepër surpriza për publikun kjo tashmë është diçka që dihet dhe ne jemi vazhdimisht në kërkim të një të papriture nga ana e saj, sidomos për sa u përket veshjeve, që siç Aurela i ka merak vetë janë gjithnjë ndryshe nga të tjerët.
Sot, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Aurela ka zbuluar një surprizë shumë të këndshme. Në veshjen e saj, pikërisht në pjesën e barkut, janë stampuar dy duar dhe poshtë tyre janë shkruar emrat e vogëlusheve Grace dhe Abigail.
Aurela ka shpjeguar se stampimet në fustan janë realisht gjurmët e vajzave të saj dhe ky dizajn unik është ideuar nga vetë ajo.
Një veshje shumë e këndshme, një shembull i bukur për të gjitha ju nëna! /Blitz.al











