CNN ndërpret transmetimin dhe jep lajmin “bombë” për presidentin Donald Trump: Ky është vendimi i fundit

Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur se po punon për një census të ri “më të saktë”, ku emigrantët pa dokumente nuk do të përfshihen në numërimin zyrtar të popullsisë.

Deklarata erdhi pasi CNN ndërpreu transmetimin për të dhënë lajmin e fundit, ndërsa analisti Brad Todd kujtoi se gabimet e censusit 2020 kishin ndikuar më shumë tek shtetet republikane, duke nënvizuar se disa shtete blu u numëruan më tepër, ndërsa shtete të kuqe si Alabama u nënvlerësuan.

Megjithatë, ekspertët kujtojnë se Kushtetuta e SHBA-së kërkon që të përfshihet “numri i plotë i personave në çdo shtet”, pavarësisht statusit të tyre ligjor. Për më tepër, neni 1 i Kushtetutës ia njeh Kongresit dhe jo presidentit kompetencën mbi procesin e numërimit.

CNN raportoi gjithashtu se një census i tillë kërkon vite përgatitje dhe pyetjet duhen miratuar dy vite përpara, duke e vështirësuar zbatimin e menjëhershëm të planit të Trump.

Për momentin, mbetet e paqartë si do të procedohet dhe nëse Kongresi do të autorizojë një census të mes-viteve në 2025.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu