Çollaku: Po të ishin Thaçi e Veseli në Kosovë, rezultati e zgjedhjeve do të ishin ndryshe

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit që janë mbajtur këtë vit në Kosovë.

Ai ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka garuar si i vetmi lider në zgjedhjet e fundit.

“Kurti ka qenë i vetmi lider, pasi që të tjerët kanë pasur në krye persona të pa formuar për liderë, andaj edhe rezultati ka qenë ai. Askush nuk besoj se është habitur me fitoren e VV-së, por ka pasur mundësi të habiten me numrat. Normalisht, nëse Veseli e Thaçi do të ishin në Kosovë, rezultati i zgjedhjeve do të ishte krejt ndryshe dhe kjo është e padiskutueshme”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka refuzuar të futet në listën zgjedhore të PDK-së, pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu