Tottenham negocioi gjatë me Antonio Conten, por në fund nuk pati tym të bardhë. Kërkesat e trajnerit italian ishte të ekzagjeruara dhe drejtuesit e klubit londinez vendosën të shohin për alternativa të tjera.
Mediat angleze raportojnë se për momentin është Erik Ten Hag kandidati kryesor. 51-vjeçari drejton Ajax prej dhjetorit të vitit 2017. Te Tottenham e pëlqejnë prej kohësh, teksa u befasuan për mirë nga dy duelet e paharrueshme në gjysmëfinalet e Champions League të vitit 2019.
Ten Hag ndodhej në “pole” për të zëvendësuar Jose Mourinhon, por Ajax i ofroi rinovimin në muajin prill. Tottenham u fokusua në opsione të tjera, por tashmë i është rikthyer dëshirës së vjetër dhe presidenti Levy beson se do të gjejë akordin me të dhe kampionët e Holandës.