Corona “shpon dhe shfryn” Topin e Artë: Anullohet

Çmimi prestigjoz i futbollit “Topi i Artë”, i cili prezantohet çdo vit për futbollistin më të mirë në botë, nuk do të jepet këtë vit.

Ky informacion, i cili sigurisht ka shokuar të gjithë botën e futbollit, lidhet me situatën komplekse epidemiologjike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Këtë vit mund të ketë qenë shansi i fundit që lojtari i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar pesë Topa të Artë, të barazojë Lionel Messi, i cili ka një më shumë.

Ky çmim sportiv është paraqitur që nga viti 1956 dhe kjo do të jetë hera e parë në histori që anullohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu