Ç’po ndodh me flokët e Trump: Nga portokalli në gri

Presidenti aktual i SHBA Donald Trump, i cili foli nga Shtëpia e Bardhë të premten në mbrëmje për koronavirusin dhe strategjinë e vaksinimit, këtë herë tërhoqi vëmendjen jo vetëm me atë që tha, por edhe me ngjyrën e flokëve të tij, e cila, ndryshe nga e verdha-portokalli e mëparshme, ka kaluar në gri.

Gjatë fushatës, Trump kishte më shumë një nuancë portokalli, ndërsa tani shumë tregojnë për thinjat e tij.

Trump, 74 vjeç, është shfaqur në publik shumë pak që nga dita e zgjedhjeve, por që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë ngjyrën e flokëve të tij, e cila ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale.

Shumë e përqeshin, ku disa shkruajnë madje me humor se dhe parukieri i tij ndoshta ia ktheu shpinën dhe hoqi dorë nga puna e tij e mëparshme, duke kuptuar shumë kohë para vetë presidentit që ai kishte humbur zgjedhjet.

Frizura dhe ngjyra e flokëve të Trump ka qenë prej kohësh në qendër të interesit publik.

Edhe gjatë kandidimit të tij të parë për president të SHBA, ai lejoi drejtuesin e një emisioni të tërhiqte flokët e tij për të provuar se ishin të vërteta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu