Ç’po ndodh? Trump del me deklaratë të jashtëzakonshme për koronavirusin dhe lëshon alarmin

Presidenti Donald Trump ka pranuar hapur se rezervat kombëtare të pajisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.

Pohimi i tij erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara shënuan mbi 900 të vdekur, numri më i lartë i viktimave nga virusi brenda një dite. SHBA-ja ka tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vdekurit kanë arritur në mbi 4,600.

Në Nju Jork, epiqendra e virusit në Amerikë, guvernatori Andreë Cuomo tha se mund të mbërrihet deri në 16 mijë të vdekur nga epidemia.Deri tani në shtetin e Nju Jorkut ka gati 84 mijë të infektuar. Të vdekurit janë afro 2 mijë.

Trump tha se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë. Por ai e refuzoi idenë e një urdhri mbarëkombëtar për ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara. Disa shtete po veprojnë ngadalë, Trump tha se duhet një fare fleksibiliteti pasi në disa shtete gjendja nuk është edhe aq e rëndë. Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se pa masa të forta, deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu