CR7 tentoi që ta bindë t’i bashkohet Juves? Zbulohet çfarë i tha Ronaldo Mbappes

Shumë fansa rreth e rreth botës kanë pyetur vetën dhe kanë kërkuar përgjigje se çfarë i tha Ronaldo Mbappes.

“Il Corriere della Sera” dhe “Sky Sport” janë munduar të japin një përgjigje.

Sipas Sky Sport, Ronaldo mund t’i ketë dhënë disa këshilla yllit të PSG-së i cili nuk mund të ndalej së qeshuri, bashkë me CR7, ku për një moment iu afrua në fushë.

Në anën tjetër, “Il Corriere della Sera”, për shkak të shumë spekulimeve për të ardhmen e Ronaldos që është lidhur me PSG-në fansat e Juves edhe shpresojnë se CR7 mund të ketë tentuar që ta bindë t’i bashkohet Zonjës së Vjetër siç bëri me Matthijs de Ligt në verën e vitit 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu