Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez. Ja sa milion ka kushtuar unaza

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien e tyre.

Në një postim të fundit në Instagram, Georgina ndau një foto ku shihet dora e saj me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban dorën e futbollistit të famshëm.

Krahas fotos, ajo shkroi: “Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik.

Prej vitesh, fansat e çiftit kanë spekuluar për një fejesë, por asnjëherë nuk kishte pasur konfirmim zyrtar.

Këtë herë, fotoja dhe mesazhi i Georginës janë prova më e qartë se martesa është në horizont.

Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një dyqan luksoz të modës në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu