Cristiano Ronaldo thyen rekordin historik në Champions League, ja sa gola ka shënuar

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në La Liga, por krejt e kundërta po ndodh në Ligën e Kampionëve. Ai në pesë ndeshje ka shënuar tetë gola, dy vetëm në ndeshjen që u zhvillua sonte ndaj Apoel.

Kështu Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në këtë garë, duke arritur të shënojë 18 gola brenda vitit 2017, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.

10 gola i ka shënuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe tetë këtë sezon.

Ronaldo po ashtu e mban rekordin edhe për më shumë gola në këtë garë dhe për më shumë gola brenda një sezoni./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu