Qendra për Hulumtime dhe Komunikim Politik – CRPC ka realizuar një anketë në Komunën e Likovës, me qëllim matjen e perceptimeve të qytetarëve për qeverisjen lokale dhe qëndrimet politike në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit 2025, shkruan InfoShqip.com
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 365 qytetarë, të intervistuar në terren me metodën “sy më sy”, duke respektuar kriteret e shtrirjes gjeografike, përkatësisë etnike, moshës dhe nivelit arsimor. Anketa është zhvilluar më 11 dhe 12 tetor 2025, me një marzh gabimi prej ±4%.
Rezultatet tregojnë se qytetarët e Likovës nuk janë të kënaqur nga udhëheqësia aktuale e Komunës, andaj në pyetjen “Për cilin kandidat për kryetar të Komunës së Likovës do të votonit më 19 tetor?”, qytetarët janë deklaruar si më poshtë:
• Nexhmedin Sadiku – VLEN – 44,7%
• Erkan Arifi – AKI – 43,0%
Kjo tregon se kandidati i VLEN, Nexhmedin Sadiku çdo ditë e më shumë po fiton besimin e qytetarëve të Likovës duke shpalosur programin e tij për periudhën 4 vjeçare./InfoShqip.com/