Cuadrado: Ja çfarë e bën të veçantë Ronaldon

Futbollisti i Juventusit, Juan Cuadrado, ka zbuluar gjënë më të veçantë për shokun e tij të ekipit, Cristiano Ronaldos. Kolumbiani duket se ka marrëdhënie të mira me portugezin i cili po shkëlqen në fanellën e bianconerëve këtë sezon.

Mesfushori kolumbian kohët e fundit po bisedonte me Sky Sports për superstarin portugez dhe ai tha:

” Ai na dhuron neve diçka shumë speciale, një dëshirë që e karakterizo gjithmonë atë, është uria të fitojë çdo ndeshje e të gjithë ne e kemi të njëjtin mendim se fitimi është e vetmja gjë që ka rëndësi.

“Ajo që më pëlqen më shumë për Cristiano është fakti se ai është gjithmonë aty për të punuar, për tu përmirësuar çdo ditë, e të gjithë ne duhet të dëshirojmë të bëhemi më të mirë. Ai është thjeshtë motiv për ne dhe për gjeneratat e reja “, ka thënë kolumbiani.

Cristiano Ronaldo deri më tani ka shënuar nëntë gola në Seria A, duke dëshmuar formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon.

Portugezi ka arritur që të i realiojë edhe pesë asistime për Zonjën e Vjetër. Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani Juve zë vendin e parë në kampionatin italian.

Në fakt Binaconerët janë i vetmi ekip italian në Seria A që ende nuk kanë pësuar humbje. Kujtojmë se ekipi i Allegrit këtë edicion ka pësuar vetëm një disfatë nga Manchester United në Ligën e Kampionëve./arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu