Një shofer kosovar ka bërë një ndryshim në veturën e tij Golf 2, derisa me anë të një paisje komanduese, ai e ndezë dhe e fikë atë, pa pasur nevojë që të futet brenda tij.
Vetura Volkswagen Golf 2 ka qenë dhe mbetet njëra ndër veturat më të përhapura në Kosovë.
Golf 2 është veturë ikonë në vend, ku vite më parë ishte veturë mjaft ekonomike por kishte edhe elegancë.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar i këtij grupi ka postuar një video interesante, derisa shihet se ai ka bërë një ndryshim interesant në veturë.
Me anë të një komanduesi dhe vetëm një pullë, shoferi e ndez dhe e fikë veturën e tij, e që për nga pamja nuk duket mjaft e ruajtur.
Video ka marrë shumë pëlqime dhe është komentuar shumë nga maraklitë e veturave.
Më poshtë keni pamjet derisa shihet se si ndezët dhe fikët vetura Golf 2, me vetëm një pullë.
VIDEO: