Çudirat nuk kanë fund, u zu me gruan, burri ecën 450 km rrugë në këmbë për të qetësuar nervat

Zënka me bashkëshortën e tij, ka bërë që një burrë në Itali të nisë të ecë për tu qetësuar në Como dhe të përfundojë në Fano. Ai përfundoi duke përshkuar 450 kilometra në këmbë dhe u ndalua një ditë një orën dy të mëngjesit nga disa policë që po kryenin kontrolle rrugore për t’u siguruar që respektohen masat anti-Covid. Burri, i cili po ecte rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se kishte humbur kontaktin me familjarët prej një jave.

Megjithatë, gjobës për shkeljen e rregullave të pandemisë nuk i shpëtoi dot. Siç raportohet nga Il Resto del Carlino, kur policët e ndaluan në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe e dinte se ku po shkonte, por ishte i lodhur dhe i ftohur. Sapo arriti në stacionin e policisë, ai i tregoi policisë për “aventurën” e tij.

Unë eca deri këtu . Pa përdorur asnjë mjet. Në këto ditë hëngra dhe piva sepse njerëzit që takova gjatë rrugës më ofruan ujë dhe ushqim. Jam mirë, por pak i lodhur “- deklaroi burri. Ndërsa ai po ecte, bashkëshortja kishte shkuar në selinë e policisë Como për të raportuar zhdukjen e tij. E lajmëruar nga agjentët, ajo shkoi te Fano për të marrë burrin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu