Dacic vazhdon me deklarata skandaloze: Në Kosovë po iu bie të fikët, pavarësia e tyre ka kapitulluar

Shefi i Diplomacisë Serbe, Ivica Dacic, së fundi në një deklaratë është tallur me liderët e Kosovës, duke thënë se s’mund të flet për tërheqje njohëjesh, pasi që ‘në Kosovë po iu bie të fikët nga kjo’, duke thuar në fund se ‘pavarësia e Kosovës është e vdekur’.

Para gazetarëve, Dacic sot ka thënë se nëse gjendja politike në Kosovë të mos ishte e tillë, nuk do të tërhiqej kandidatura për Interpol.

“Nuk bëj shaka, me të vërtet them se disponimi është i tillë. Nuk do ta tërhiqnin ata kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha Dacic.

Ai shtoi se Kosova ‘nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave’.

Duke folur për raportin e Bashkimit Evropian dhe shoqatave botërore ndaj çështjes së Kosovës, Daciic tha se kur tek ai të vijë ambasadori i Britanisë së Madhe, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe dhe do të shohë nëse Ambasadori do të ulet pran tij.

“Thonë se nuk mund të organizojnë hapësirat, por s’mundeni as hapësirën time ta organizoni, por mund të mos uleni”, theksoi ai duke u ndërlidhur me takimin e ambasadorit britanik në Kosovë në kabinetin e Albin Kurtit ku qëndronte flamuri kombëtar shqiptar.

Në komentimin e tij rreth deklaratave të fundit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Dacic tha se ‘kam menduar që s’ka më të keq se Haradinaj, por ndoshta edhe mund të ketë’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu