Daçiq: Formuam grupe parlamentare të miqësisë me vendet që tërhoqën njohjen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se parlamenti atje formoi grupe parlamentare të miqësisë me të gjitha vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës si dhe me ato vende që sipas tij “tërhoqën njohjen”.

Në Asamble, ku diskutimet mbi marrëveshjet ndërkombëtare janë duke u zhvilluar, përfshirë atë me Mbretërinë e Lesotos, Daçiq tha se si Ministër i Punëve të Jashtme, ai punoi në një aksion të përbashkët shtetëror që ky vend ta tërheq njohjen e Kosovës.

Në të gjithë këtë, ne kishim mjetet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme, nga heqja e vizave, te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lesoto është një nga vendet e para që tërheq njohjen e Kosovës,” tha Daçiq.

Ai theksoi se “qeveria në Mbretërinë e Lesotos kishte ndryshuar dhe se situata duhet të monitorohej në mënyrë që të mos kishte asnjë ndryshim në këtë çështje të rëndësishme për Serbinë”, raporton Tanjug.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu