Daçiq sulmon Zaevin

Ivica Daçiq, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhënë të përditshmes serbe ”Kurir”, ku thotë se në Serbi në pushtet është një udhëheqësi nacionaliste.

Në deklaratën dhënë për ”Tanjug”, Daçiq shpreh habinë e tij për këtë deklaratë, duke pyetur se përse Zaevi nuk e sulmon Ramën dhe Thaçin, duke shtuar se “një Shqipëri e Madhe nuk është e plotë pa Shkupin”.

Daçiq gjithashtu e konsideron deklaratën e Zaevit si një sulm brutal dhe skandaloz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu