Dalin pamjet dhe mësohen fjalët: Ja se çfarë i tha Isco – Leo Messit gjatë El Clasicos të së shtunës (VIDEO)

Mesfushori i Real Madrid Isco luajti vetëm 15 minuta në El Clasico të shtunën, por ai arriti t’i përdorë ato pak minuta siç duhet. Spanjolli shkëmbeu disa fjalë me Lionel Messin dhe e bëri këtë me argjentinasin në fund të lojës, transmeton Sovrani.

Duke e ditur admirimin e Iscos për Messin, disa media sygjeruan se lojtari i kërkoi sulmuesit të Barcelonës ‘ta shpëtojë’ atë nga Real Madridi. “Please save me”, mësohet t’i ketë thënë me një buzëqeshje të lehtë Isco – Messit.

Isco është duke kaluar një makth të këtij sezoni, pasi marrëdhënia e tij e dëmtuar me trajnerin e skuadrës Santiago Solari e ka privuar atë duke luajtur shumë pak kohë në Bernabeu. Mesfushori ka gjasa të largohet nga Los Blancos gjatë verës. /Sovrani

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu