Dalin pamjet e rënda! Lim Hoti është dhunuar para hyrjes në Big Brother VIP nga ky reper (VIDEO)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, jashtë saj po qarkullojnë pamje shqetësuese që lidhen me të kaluarën e afërt.

Rrjeti është pushtuar nga një video virale ku banori aktual i BBV shfaqet duke u dhunuar fizikisht në mes të rrugës.

Pamjet e rënda kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa dyshimet kryesore për autorin e këtij sulmi bien mbi një emër të njohur të skenës: reperin Finem, njofton Ilirianews.

Sipas raportimeve, konflikti mes dy artistëve nuk është thjesht një thashethem. Vetë Finem raportohet t’i ketë konfirmuar zërat për këtë përplasje fizike, duke mos e mohuar përfshirjen e tij

Kjo video ka ndezur debate të forta mes fansave të dy reperëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ngjarje do të ndikojë në rrugëtimin apo imazhin e Limit brenda shtëpisë më të famshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu