Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë Kancelaren gjermane Angela Merkel. Kësaj të fundit nuk pranoi as t’i zgjaste dorën në Zyrën Ovale.
Por në kohën sa ish-Presidenti Barack Obama ishte shefi i Shtëpisë së Bardhë, gjërat ishin ndryshe.
Obama po qëndron i heshtur pas akuzave të ndryshme nga ana e Trump por këtë mendim nuk e ka edhe ish-fotografi i tij në Shtëpinë e Bardhë Pete Souza.
Ky i fundit nëpërmjet dy fotografive të publikuara në Instagram, ka kujtuar trajtimin që i është bërë Merkelit në kohën e administratës së shefit të tij.
Ai ka publikuar foto nga viti 2011 dhe 2009. Më 2009 ishte takimi i parë i dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë foto tjetër paraqet dy liderët në Francë gjatë samitit të G20.
Pavarësisht aferës së përgjimeve, Obama dhe Merkel u thanë të cilësonin vendet e tyre mike, por ndryshe ka vepruar Trump. Ai nuk ka pranuar t’ia zgjasë dorën kancelares gjermane.