Danimarka do të rihapë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mërkurën. Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e marra, pas stabilizimit të përhapjes së pandemisë në vend. Megjithatë, disa prej masave do të vazhdojnë të jenë në fuqi.
Baret, restorantet, qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu, nuk lejohet të grumbullohen më tepër se 10 persona në të njejtin vend. Këto masa, do të jenë në fuqi për gjatë gjithë muajit.Vendi skandinav, i cili ka mbi 5,000 raste të koronavirusit dhe 237 vdekje, ka parë një stabilizim të pandemisë gjatë ditëve të fundit.
Kryeministria e Danimarkës, Mette Frederiksen tha:
Rregullat e izolimit do të fillojnë të lehtësohen gradualisht. Nuk do t’i rikthehemi plotësisht jetës tonë normale, shumë nga gjërat që kryenim në përditshmëri vazhdojnë të jenë të ndaluara. Transporti publik, përfshirë trenat, autobuzat dhe metrotë do të vazhdojë të jetë i pezulluar.
Duhet t’i hedhim me kujdes hapat në vazhdim, për të mos patur rezultate negative. Lehtësimi i masave duhet të ecë paralel me ndërgjegjësimin e qytetarëve që duhet të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë pjesën tjetër të masave që është ende në fuqi.










