Dash Shehi godet sërish: Dëgjoni fjalimin më të mirë sot në Kuvendin e Shqipërisë (VIDEO)

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipëri po vazhdon në mënyrë maratonë diskutimet e deputetëve në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për ndihmën ekonomike.

Një ndër fjalët më të duatrokitura, ishte fjala e deputetit Dashamir Shehi pasi me tone të ashpra ka sulmuar qeverinë Rama dhe varfërinë që po pushton vendin.

“…Sepse ky grup njerëzish që qeveris sot, mendon se të varfrit janë të pazotë dhe këta janë gjenitë e Shqipërisë që mund të bëjnë miliona. Prandaj të gjithë janë drejtuar drejt parave!

Fukarenjtë e Shqipërisë, është një batutë që nuk kisha qejf ta thosha, në darkë venë sofrabezin dhe atë pjatën e supës e tasin e kosit.

Këta zotërinjtë këtu, ky i pari, venë hartën e Shqipërisë për darkë.

Dhe vënë gishtin: Ka tepruar dhe kjo tokë këtu, ka tepruar edhe kjo, ta bëjmë kullë! Ka tepruar dhe kjo miniera e do ta marrim! Ka tepruar edhe ky pusi, t’ia japim këtij.

Këto, fukarenjtë venë sofrabezin të hanë fukarallëkun e vet për darkë, këta venë hartën e Shqipërisë për të ngrënë nga një copë Shqipërie për natë. Ndaj ka varfëri këtu!” /albeu


1 Koment

  1. Koha e fundit esht qe nje Politikan si Dash Shehi te marr shansen dhe pergjegjsin ne Politiken Shqiptare, per te miren e Shtetit dhe Popullit Shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu