Dashamir Shehi kërcënon Ramën: “Mos e provoko opozitën”

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi kohët e fundit nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama.

Edhe këtë herë ai i është drejtuar Kryeministrit Rama të mos provokojë opozitën në një kohë që vendi pritet të marrë një përgjigje në lidhje me negociatat, pasi do të marrë rezultate të tjera.

“Ne e kuptojmë që këta e kanë merituar dhe do të meritonin gjithçka, por ne dhe njerëzit tanë nuk duam rrëmujë. Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë.

Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera.”-tha ai. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu