“Dashuri pa fund”, Cavani-Neymar sherr edhe në miqësore (VIDEO)

Miqësorja mes Brazilit e Uruguait të premten në mbrëmje në Londër dhuroi pak lojë e shumë nervozizëm, si zakonisht kur në fushë është Uruguai.

Faulle pa fund nga të dy krahët dhe plot 8 kartonë të verdhë, për një ndeshje që në teori ishte pa asnjë rëndësi, sepse lojtarët janë në kulmin e sezonit dhe klubet u kërkojnë kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet.

Nuk e vret shumë mendjen Edinson Cavani, i cili kundër Brazilit luajti sikur të ishte finale Botërori dhe mori edhe karton të verdhë për një faull ndaj shokut të ekipit te PSG, Neymar.

VIDEO:

Braziliani kishte topin pranë vijës anësore dhe Cavani i ndërhyri për t’ia marrë. Natyrisht, Neymar u rrëzua sikur ta kishin goditur me thikë, por edhe Cavani e teproi me vrullin e ndërhyrjes së rrezikshme.

Karton i verdhë, protesta nga Cavani dhe nervozizëm edhe te Neymar, i cili refuzoi ndjesën e sulmuesit uruguajan, duke u larguar me nerva kur Cavani zgjati dorën ta ndihmonte të ngrihej.

Është prova e fundit që dy sulmuesit e PSG-së nuk kanë një marrëdhënie të mirë dhe PSG duhet të shqetësohet, sepse është e qartë që ka një problem madhor në gjirin e vet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu