Dasma e Marinës dhe Getit rrezikon mos të bëhet për arsye vërtet serioze

Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpërfolur e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, e cila do të zhvillohet më 10 shtator në Gjirin e Lalzit.
Pak ditë para dasmës duket se nusja jonë bukuroshe ka një problem jo pak të vogël.

Ajo ka qenë pak ditë më parë në Milano për të gjetur fustanin e saj dhe duket se nuk ia ka dalë mbanë.

Burime pranë Marinës kanë treguar për Blitz.al se biondja seksi e ekraneve nuk ka pëlqyer asnjë nga fustanet dhe nuk e ka zgjedhur ende fustanin që do të veshë në ditën e saj më të rëndësishme.

Shpresojmë shumë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, sepse me të vërtetë që mezi presim ta shohim Marinën të veshë fustanin e nusërisë dhe këtë herë prej vërteti (jo në sfilatë)./familja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu