“Dasmë të madhe”, ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon si u njoh me avokaten atraktive

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, ishte ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për romancën e tij të dashurisë me një avokate bukuroshe.

Kjo e fundit jeton e punon në Spanjë, ndërkohë 33-vjeçari zbuloi gjatë bisedës në studio se kanë dy muaj të lidhur dhe se lidhja e tyre po shkon aq mirë sa e kanë menduar edhe martesën.

I pyetur nga Bieta për mënyrën sesi u takuan, Riniani nuk ngurroi të tregonte se ç’ mendoi e bëri në takimin e parë.

“Po prisja avokaten për çështje pune e dija që ishte një avokate femër, e kishim lënë një takim në një lokal në Tiranë për të folur për çështjen e dokumenteve, kur erdhi avokatja, normal si mashkull në shikim të parë thashë “marshallah avokatja”, por nuk guxova t’ia thosha”, tregoi ish-konkurrenti i “Për’puthen” ky i fundit shtoi se mes tyre ka dashuri të vërtetë dhe nëse një ditë do të martohen, padyshim do zgjidhte të organizonte një dasmë të madhe në Rrëshen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu