Daut Beqiri i VLEN-it fiton në Haraçinë me kaq vota epërsi ndaj kandidatit të AKI-së

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur për një diferencë të ngushtë kundërkandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Skënder Isufi.

Sipas të dhënave paraprake nga të dyja shtabet, Beqiri ka shënuar një fitore me epërsi prej 32 votash.

Por nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga 85% të votave të numëruara, Beqiri ka siguruar 2.103 vota, që përfaqëson 49,44% të votave të vlefshme, ndërsa Isufi ka marrë 2.028 vota, ose 47,67%.

Fitorja në Haraçinë vjen si pjesë e një performance më të gjerë të koalicionit VLEN në disa komuna me shumicë shqiptare, ku garat kanë qenë të ngushta dhe me rivalitet të theksuar mes forcave politike shqiptare./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu