De Gea drejt Juventusit? Burimet nga Manchesteri e bëjnë fakt të kryer

Portieri i skuadrës së Manchester United, David De Gea mund të përfundojë te skuadra e Juventusit. Pas përfundimit të takimit mes United dhe Juves, një burim nga “Old Trafford” tha: “De Gea luajti kundër klubit të tij të ardhshëm, të martën. Juventusi është një klub ekspert për marrëveshje inteligjente.

Nëse Manchester United nuk e shet atë në verë, Juventusi do të presë deri në fund të kontratës së portierit spanjoll”.

Kontrata e spanjollit me Manchesterin skadon vitin e ardhshëm, por mund të zgjatet edhe me një tjetër vit nëse kërkon Manchesteri pasi e tillë është klauzola në kontratë. Bardhezinjtë do të siguronin portën për disa vite në rast se nënshkruajnë me 27 vjeçarin. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu