Debat i ashpër mes Eni Çobanit dhe Rudina Islamajt: Këtu do më kesh

Juristja Eni Çobani u përfol sot se kishte pasur një debat me nusen e klientes së saj, Rudina Ismalaj.

Në audion e publikuar dëgjohet debati që zhvillohet ms avokates dhe Islamajt pas kërkesës së Islamajt për përjashtimit e trupit gjykues.

Më poshtë audio dhe skripti i debatit:

Pas kërkimit të përjashtimit të trupit gjykues nga Rudina Islamaj, ka ardhur edhe reagimi i avokates Eni Çobani, e cila është shprehur e habitur nga kjo kërkesë, pasi sipas saj mund të ishte bërë më parë.

Eni Çobani: A mund të jap një mendim ndërkohë, apo të ju lë ju një herë të merrni ju vendimin.

Gjykatësi: Mendoj që nuk ka ndonjë vlerë këtu kjo pjesë, se pse duhet të shqyrtohet nga trupi tjetër gjykues shkruan faxëeb.

Eni Çobani: Sepse asnjë nga këto vendime nuk ka lidhje me objektin që ne shqyrtojmë sot. Në qoftëse kjo bëhet në mënyrë të përsëritur… Ne kemi qenë këtu së bashku kur një avokat kërkoi përjashtimin e njërit anëtar të trupit gjykues dhe mund ta bënte edhe zonja atë ditë. Pikërisht të njëjtën kërkesë. Çfarë është kjo. Unë vetëm një gjë dua të them, pra para trupit gjykues, pavarësisht se ju do të vazhdoni me procedurën. Unë jam një nga njerëzit që e njoh jo mirë, por me themel këtë procedurë.

Rudina Islamaj: Kjo sështë…

Eni Çobani: Dhe kur flasë unë ti mos fol. Kur flas unë ti mos fol… The kjo zonja këtu duhet të kontrollohet e tëra se kjo vjen me çimka nëpër këto lloj ambientesh. Kjo duhet kontrolluar se kjo vjen me çimka këtu. Unë nuk jam as Merushja as (Përmend dy emra të tjerë), kështu që ulu aty, ulu aty! Ulu aty dhe dëgjo kur flas, në rregull, se të njoh shumë mirë. (Flet njëkohësisht Rudina Islamaj, nuk dëgjohet)

Gjkatësi: Ta mbarojë ajo një herë fjalën.

Eni Çobani: Unë nuk jam nga ata personat që regjistron ti nëpër telefona, kështu që ulu atje. Atëherë edhe një herë i nderuar kryetari i seancës dghe trupi gjykues! Kjo ësthë një zvarritje e padrejtë. Unë kam reagimin etim si përfaqësuese e të dy personave, si Merushes dhe Mihalit. Nëqoftëse kjo zonja e ka ngjitur me shtëpinë, gjykatën e apelit unë vij katër orë nga Tirana, dhe nëqoftëse kësaj nuk i bën përshtypje po ia përsëris prap: Këtu do më kesh! Jo trup tjetër gjykues por kudo që ta çosh ti, unë do të jem këtu. Unë e kuptoj se për çfarë i bën ti këto. Nuk i bën as për këto zotëritë që ke këtu, ti e bën për përfaqësuesin ligjor. Kaq po të them

Rudina: E para, e para një herë mos më kërcëno ti mua! Dhe e dyta…(Nuk kuptohet çfarë flet)

Eni Çobani: Unë nuk kërcënoj. Unë nuk kërcënoj! Unë flas në bazë të ligjit. Dhe ti zonjë do kontrolluar këtu kur hyn në gjykatë, sepse ti je me çimka dhe ti regjistron në mënyrë të paligjshme. Kaq po të them. Faleminderit! Faleminderit.

Gjykatësi: Meqenëse ka një kërkesë përjashtimi, atëherë do të ndërpresim seancën gjyqësore. Kërkesa për përjashtim do t’i vihet në dispozicion gjykatës dhe do të shqyrtohet nga një trup tjetër gjykues.

Eni Çobani: Këtu do më kesh, mos ki merak. Këtu…

Rudina Islamaj: Edhi ti mua prapa më ke… po po…

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu