Marrëdhëniet ndëretnike sot sërish ishin temë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE dhe Arbër Ademi nga BDI, dy koordinatorët e deputetëve kanë akuzuar njëri-tjetrin në baza etnike.
Ademi ka thënë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka urdhëruar kryetarët e komunave të Shkupit të sabotojnë shqiptarët që ndërtonin dhe kërkonin legalizim.
Micevski u përgjigj se kjo është “frika e popullit me luftë” që nuk do të kalojë.
“A u ka dhënë urdhër Mickoski kryetarëve tuaj që të mos bashkëpunojnë me shqiptarët? A nuk duhet të japin leje ndërtimi për pronarët shqiptarë dhe të legalizojnë shtëpitë shqiptare? Ne presim një përgjigje, i kemi faktet. T’i japim fund këtyre politikave ndaj shqiptarëve. Ato fakte para opinionit presim t’i thoni ju”, tha Ademi.
Për këtë është përgjigjur Micevski.
“Shqiptarët po shpërngulen. Jo për shkak të Mickoskit, por për shkak të qeverisë në të cilën keni qenë për shumë vite. Historia përfundoi duke i trembur njerëzit me luftëra. Nuk ka luftë më të madhe. Populli është i uritur. Populli vuan për bukë. Ta trembësh me luftë është pak vonë. Mos e ngarkoni seancën me procedura”, tha Miceski.
Deputeti Ademi tha se pk ndjekin me vëmendje fushatën antishqiptare të VMRO-DPMNE-së.










