‘Degjeneroi Presidencën’, Rama zbulon dy skenarët çfarë e pret Metën pas zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se pas 25 prillit ka vetëm dy skenarë për Ilir Metën, ose ai të japë dorëheqjen e të largohet vetë, ose mazhoranca të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Komenti i Ramës:

“Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu