Dejtoni: Kur Clinton kërkonte ndjesë për Bosnjen dhe citonte Izetbegoviçin

Politika boshnjake ka kujtuar 25-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, duke sjellë kujtime të asaj kohe, sidomos deklarata të lidërve protagonist. Kështu, është kujtuar një mesazh i ish-Presidentit Bill Clinton, ku kërkon ndjesë për reagimin e vonë ndaj asaj çfarë ndodhi në Bosnjë, si dhe citon një thënie mbrësëlënëse të Alija Izetbegoviç.

Unë gjithmonë do të besoj se ajo që kemi arritur përmes fushatës së NATO-s dhe në negociatat e vështira në Dejton është arritja më e rëndësishme e mandatit tim presidencial. Unë ende pendohem që na u desh kaq shumë kohë për të bashkuar të gjithë miqtë e Bosnjës për të parandaluar vrasjet dhe që gjenocidi i tmerrshëm në Srebrenica ndodhi për të inkurajuar të gjithë anëtarët e NATO-s të veprojnë Ne e dimë që në dekadën e fundit, nacionalizmi kokëfortë, mosrespektimi i shtetit të së drejtës, retorika e rrezikshme midis politikanëve që nxisin tensionet e vjetra për të korrur pika politike afatshkurtra janë kthyer vazhdimisht.

Siç tha Presidenti Izetbegoviç një herë: Edhe paqja më e papërsosur është më e mirë se vazhdimi i luftës. Ai kishte të drejtë atëherë dhe sot,” citohet ketë thënë Clinton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu