Pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç se Kosova do e fitojë pavarësinë në gjithë territorin e saj dhe për këtë fajtor nuk do të jetë ai si, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.
Postimi i Ngjelës:
“Dy kryeministra shqiptarë të Kosovës Haradinaj dhe Kurti e mbyllën përfundimisht pazarin që liderët e shitur dhe të korruptuar të Kosovës deshën të bënin në favor të Serbisë.
Sidomos, qeveria Kurti ka dalë edhe me denoncime konkrete për këtë çështje.
Këto denoncime e varrosën përfundimisht formulën shitblerëse të shkëmbimit të territoreve.
Këtë tha këto ditë edhe presidenti Serb Vuçiç: “territoret vdiqën”. Dhe theksoi se ai do ta pranonte njohjen e Kosovës nën presion.
Po çfarë po ndodh realisht me presidentin serb që deklarohet kështu?
Tani që humbi gjithçka, presidenti i Serbisë po kërkon të shpëtojë Hashim Thaçin, se ky i duhet president në Kosovë për të ardhmën, si shpresë shoviniste. Dhe kuptohet se këtë kërkon ta bëjë me beogradasin e vjetër Isa Mustafa dhe në një qeveri të re.
Kot e ka. Hashimi i tij, e bashkë me të edhe Mustafa, që të dy nuk kanë të ardhme…
Është demokraci, dhe ata kanë popullin kundër.
Vërtet mendon Vuçiç se mund të formohet diktatura Thaçi në Kosovë!!!”










