Deklarata e presidentit serb për luftë, komandanti i UÇK i përgjigjet flakë për flakë: I kemi çu selam Vuçiçit

Pasditen e së dielës, i ftuar në ABC ishte, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku. Temë e bisedës me gazetaren Linda Karadaku ishte lufta çlirimtare, gjykata e Hagës, por Lushtaku foli edhe për pritjet që ka për qëndrimin e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bëra së fundmi nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, që konfliktet e ftohta mund të kthehen në përplasje zjarri si në Nagorno-Karabakh, ish-komandant i UÇK-së tha se i kanë çuar selam Vuçiçit që “jemi gati të vdesim për vendin tonë.”

Po ashtu, Sami Lushtaku deklaroi se askush nuk e do luftën, por nëse do të lindte nevoja, shqiptarët e Kosovës janë gati të vdesin për vendin.

Pjesë nga intervista:

Linda Karadaku: Besoj ju i keni ndjekur deklaratat e Vuçiçit, flet për një konflikt të ngrirë, duke lënë të nënkuptohet që mund të shpërthejë, që mund të ketë sërish luftë. A do rikthemi prapë në ‘99?

Sami Lushtaku: “Jo unë luftën nuk e besoj, njerëzit normalë nuk e besojnë. Jo për vendin e tyre, por për askund. Lufta dihet që merr jetë njerëzish. Gjithsesi, ne i kemi çu selam Vuçiçit se nëse ai është një herë i vendosur me ardh në Kosvë dhe me vdek në Kosovë, ushtria dhe policia e tina, ne jemi 10 herë të vendos me vdek për vendin tonë. Jemi të gatshëm, bile, kurrë më të gatshëm s’kemi qenë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu