Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke deklaruar se Greqia dhe Turqia janë dy aleate të vyera të NATO-s, tha se roli i Aleancës është të sigurojë një platformë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.
Stoltenberg u takua me studentët dhe të rinjtë nëpërmjet videokonferencës në aktivitetin me titull “Idetë e reja të NATO-s për 2030” të organizuar në institutin e mendimit “Chatham House”.
Pas një pyetjeje të adresuar atij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se ndërmjet aleatëve të NATO-s mund të ketë divergjenca dhe shtoi: “Të dyja, edhe Greqia, edhe Turqia janë aleate të vyera, por ato nuk bien dakord mbi disa çështje, përfshirë edhe Mesdheun Lindor.”.
“Roli i NATO-s është të sigurojë një platformë për zgjidhjen e këtyre divergjencave” tha Stoltenberg duke shtuar se brenda NATO-s kanë krijuar një mekanizëm “pa konflikt” në mënyrë që të reduktohet rreziku i aksidenteve të mundshme të anijeve dhe avionëve midis Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor.









