Pasaktësi apo mos akordim si duhet i shifrave, ka ndodhur edhe në Bashkinë e Divjakës. Teksa KQZ ka publikuar shifrat e pjesëmarrëseve në zgjedhje për çdo bashki, kanë nisur edhe problemet.
Konkretisht në bashkinë e Divjakës numri i personave që morën pjesë në zgjedhje ishte 13 000, por Fredi Kokoneshi, i cili garoi nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka fituar me 513 vota më shumë nga numri i pjesëmarrësve në këto votime.
Në total ai ka fituar me 13,500 vota. Theksohet fakti se Kokoneshi nuk ka pasur kandidat rival.