Një video e publikuar ditën e sotme tregon të plotë momentin e vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov.
Polici 22-vjeçar Mevlut Mert Altintas shihet teksa qëndron pas ambasadorit, ndërsa ai mban një fjalim në një galeri arti.
Altintas, pjesëtarë i policisë turke, raportohet se ka qenë i akuzuar dhe për pjesëmarrje në grushtin e shtetit kundër Erdoganit, por që më pas është liruar nga akuzat.