Del parulla e veçantë për Enver Hoxhën dhe Titon në 1 Maj (FOTO)

Një parullë e veçantë me emrin e Enver Hoxhës e vitit 1947 është publikuar sot nga ish kreu i arkivave në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

Kjo parullë përkon pikërisht me ditën e 1 majit ku përveç emrit të Enver Hoxhës është dhe ai i Titos.

Statusi 

1 maji 1947 me “Enver-Tito” 

Gjatë diktaturës komuniste, çdo 1 maj ishte bërë zakon që populli i lodhur dhe i varfër në ekstrem, parakalonte përpara udhëheqjes në bulevardin kryesor të Tiranës. Ky parakalim që i ngjante një filmi në xhirim, ishte një shfaqje e lodhshme në të cilën skllevërit kënaqnin udhëheqjen e tyre.

Bashkëlidhur, fotoja e 1 majit 1947, parulla “Enver-Tito” pikërisht në kohën kur Shqipëria vidhej në mes të ditës nga jugosllavët e vritej e grabitej përditë nga regjimi i Enverit. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu