Është një ndër moderatoret më të dashura dhe më të pëlqyera në Shqipëri, madje pas moderimit të emisionit ‘Përputhen’, është akoma më e dashur si moderatore, nga një publik i gjërë dhe një audiencë e madhe e huaj.
Edhe pse shumë aktive në rrjetet sociale, Bora Zemani, shpesh ndan foto me miqtë rreth jetës së saj private, nga jeta e përditshme dhe rutina, si dhe foto nga profesioni si moderatore e emisionit me shikueshmëri më të madhe aktualisht në Shqipëri.
Shpesh e shofim Boren tëpublikojë dhe të ndajë foto me miqtë, nga emisioni, dhe rutina e ditës, por rrallëherë e shohim atë të ndajë fot me djalin e saj. Këtë herë, Bora zgjodhi të ndajë me miqtë një foto me djalin e saj.
Shohim që Arbori është rritur shumë, duket gjithashtu që në tipare i ngjan mamasë,Borës. Kujtojmë që Bora Zemani, vazhdon të mbetet një ndër moderatoret më të dashura dhe më të pëlqyera nga një audiencë e gjërë në Shqipëri dhe një publik i gjërë gjithashtu i huaj (shqiptarë që jetojnë jashtë vendit).










