Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka deklaruar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajm i mirë për Kosovën.

Përmes rrjetit social twitter, Delawie ndër tjerash ka përshëndetur anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën veriatlantike.

“Urime Malit të Zi, anëtarit të 29-të të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s fqinj në kufirin e saj perëndimor”, shkruan ambasadori amerikan në Kosovë./KosovaPress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu