Deniz, bebja e Kemalit dhe Nihanit, po thyen rrjetin me ndjekësit e saj (FOTO)

Seriali “Dashuri e pafund” është një nga më të ndjekurit në vend.
Ngjarjet dhe aktorët që interpretojnë e kanë bërë serialin një nga më të pëlqyerit për publikun. Megjithatë, ëmbëlsia e “Dashuri e pafund” është padyshim bebja e vogël e Nihan dhe Kemal.

Emri i saj i vërtetë është Arven Beren. Edhe pse shumë e vogël, atë e njohin të gjithë në Turqi dhe vogëlushja numëron 300 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Rrjetet e saj sociale menaxhohen nga mamaja e vogëlushes e cila është bërë person publik në Turqi vetëm prej famës së vajzës së vogël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu