Dënohet me burg gruaja e ish-presidentit Millosheviq

Gjykata e Lartë në Beograd ka dënuar sot me një vit burg Mirjana Markoviq, bashkëshorten e ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq.

Markoviq është dënuar pasi që akuzohej se ka pasur ndikim në anëtarët e komisionit qeveritar për ndarejn e paligjshme të banesave qeveritare në vitin 2000.

Bashkë me Markoviqin janë dënuar edhe disa ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu