Denoncimi i fortë i gazetarit: Qeveria po blen protestën e opozitës, po shpërndan Euro

Një denoncim i rëndë është bërë nga gazetari i Neëw24 Bledian Koka, i cili paralajmëron se Qeveria po përpiqet që të blejë protestën e opozitës të parashikuar më 18 shkurt.

Sipas tij, në terren janë aktivizuar grupe sekserësh që do të shpërndajnë 100 Euro për këdo që ndryshon mendim dhe mos të shkojë në protestën e opozitës.

Denoncimi i gazetarit Bledian Koka:

A e dini ku kanë arritur?!
Burime të sigurta nga PS-ja më bëjnë me dije se në të gjithë vendin përfshirë edhe Tiranën, grupe sekseresh janë angazhuar me oferta 100 euroshe për këdo që angazhohet të kthejë mbrapsh 3-4 veta me kusht që ata të mos marrin pjesë në protestën e opozitës në 18 Shkurt. Unë nuk jetoj në delir dhe gjithmonë kam mbajtur përgjegjësi për atë që kam deklaruar, por edhe vetë kur e lexoj këtë që kam shkruar më duket e paimagjinueshme. Por e vërteta është kjo dhe jam i sigurtë që lakrat do dalin shpejt.

Tani imagjinoni se c’fare skenari kane ne mendje ketaj lloj monstrash. Keta jane te gatshem te blejne edhe protesten, dhe vaj medet zgjedhjet. Keta qe kane blere shpirtin e 1 milione shqiptareve ku me lek e ku me mashtrime, tashme jane angazhuar te zhbejne edhe identitetin tone. Per hir te Zotit juve qe po u behen keto oferta, refuzojini se kjo eshte marrja peng dhe vrasja perfundimtare e Shqiperise tone. Per hir te Zotit ju qe jeni nisur per ne proteste, mos u ktheni pas, jo per Lulzim Bashen, jo per PD-ne…ju lutem dilni per veten tuaj, dilni per ne te gjithe.

100 euro nuk mund te vleje nderi i shqiptareve qe as floriri nuk e ka c’nderuar kurre. 100 euro nuk jepet peng shpirti. 100 euro nuk vritet e ardhmja e vendit te femijes tat i mik, o vlla!… Kurre nuk e kam kerkuar, por ju lutem shperndajeni sa me shume te mundeni, per vete e per te gjithe ne…
p.s…sa per ato qe e kane vene ne jete kete skenar ogurzi, c’fare nuk paguhet ne tavoline, shenohet ne defter…/syri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu