Stomatologia bukuroshe, e cila shfaqet vazhdimisht e kuruar nën petkun e bluzës së bardhë, është një personazh jo i panjohur, sidomos në jetën publike të Tiranës.
Fotografitë e ndryshme të postuara në rrjetet sociale, me personazhë të njohur si Fiori Dardha, Eni Koçi, Mariza Ikonomi, Rudina Magjistari, Floriana Garo etj., tregojnë se doktoresha e arrestuar së fundmi, nën akuzën e mashtrimit financiar, është doktoresha VIP që kujdeset për estetikën e dhëmbëve të shumë prej yjeve të ekranit shqiptar.
Po kështu, nuk mungojnë as fotografitë me personazhë të politikës shqiptare. 38-vjeçarja ka lindur në Tiranë dhe është drejtuese e klinikës “Shendident’’, si dhe pedagoge në ”Fakultetin e Stomatologjisë”.











